Luizi a do të skualifikohet nga BBV pas këtij veprimi

16:28 | 01 Mars 2023

Luizi ofendon me fjalë banale Oltën, a do të skualifikohet nga BBV?

Dalja e Ermiona Lekbellos e ka mërzitur në masë të madhe Luizin në Big Brother VIP Albania.

Veçanërisht kur shumë prej banorëve nuk shkuan për t’u përshëndetur me të kur ajo u largua (përfshirë këtu edhe Kiarën), ka bërë që Luizi të mbajë distancë me shumë prej tyre.

Gjatë një diskutimi që ata patën në oborr, Luizi e vuri fare mirë në dukje se është i interesuar më shumë për lojë tani e tutje dhe se do të evitojë shpërqendrimet e mundshme nga banorët, duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për Kiarën.

“Unë po zgjedh. Po fitoj Big Brotherin, Kiara, takohemi jashtë sa të dalë dhe vazhdojmë ku e lam…dashtë e në mos dashtë…”, tha këngëtari.

Në një moment, Olta iu drejtua Luizit duke e pyetur: “Po heq dorë nga Kiara?”.

Në atë moment Luizi nuk është përmbajtur dhe ka ‘shpërthyer’ në ofendime duke i thënë fjalë banale të tipit: “Pse han m*t pash Zotin”.

Komento: