Luizi flet i bindur se do ta fitojë Big Brother VIP Albania.

14:20 | 04 Maj 2023

Luizi i bindur se do ta fitojë Big Brother VIP Albania.

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj janë rikthyer mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për të surprizuar katër finalistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Gjatë kësaj darke u bisedua edhe për fituesin e mundshëm të BB VIP 2, ku Luiz Ejlli duket se është i sigurt që do e marrë çmimin e madh.

Gjithashtu Dea Mishel donte të dinte se si Iliri dhe Donaldi e përjetuan në fillim daljen nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Balerini i njohur tha se nuk ka pasur ndonjë problem, ndërsa aktori shtoi me shaka ‘250 euro seanca e psikologut’.

Komento: