
Luizi harron kamerat, e kafshon Kiarën në vend intim.
Që të enjten mbrëma Luiz Ejlli ka vendosur që t’i bëjë një lojë partneres së tij, Kiara Tito. Këngëtari ka mbajtur një qëndrim të ftohtë ndaj moderatores, e cila duket se e ka përjetuar shumë keq këtë gjë.
Por ajo nuk e di se gjatë ‘Prime’-t të sotëm atë e pret një surprizë e madhe.

Nga ana tjetër, para se Luizi t’i bënte këtë rreng Kiarës, ata kanë kaluar momente mjaft të bukura me njëri-tjetrin dhe mjaft intime. Madje ndonjëherë është dukur sikur ata i kanë harruar edhe kamerat, sidomos këngëtari.
Së fundmi në rrjet është bërë virale një video ku ata janë të shtrirë në krevat dhe Luizi e kafshon Kiarën në vende intime.
“Do të të ha këtë…”, dëgjohet të thotë Luizi, teksa prek të pasmet e Kiarës. Kjo e fundit i thotë ‘po haj o Luiz, po ça do kesh pastaj”.
