Luizi i dhuron edhe trëndafil banores së re, Kiara ‘zien’ përbrenda nga inati

21:42 | 05 Mars 2023

Duket se banorja e re Jori do të jetë arsyeja pse Kiara do ndihet xheloze ndaj Luizit, kjo për shkak të disa veprimeve që dyshja kanë krujuar sot me njëri tjetrin në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Jori vazhdimisht i thotë fjalë të bukura Luizit gjë që ka bërë që edhe ky i fundit t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë, duke i thënë fjalë të bukura por jo vetëm, këtë e ka bërë edhe me veprime shkruan InfoKosova.

Ai fillimisht ia fali Jorit një kostum pasi asaj ende nuk i kishin ardhur rrobat e saj andaj eshtë veshur me tutat e Luizit, por më vonë ai i ka dhuruar edhe një trëndafil derisa ishin duke ndenjur në dhomën e ndejes.

Ajo e ka falnderuar, por Maestro filloi menjëherë me ngacmime ku thotë se plasen trëndafilat këndej ndërsa Kiara i jep një shikim që tregon se nuk po e pëlqen këtë sjellje e me siguri është edhe xheloze ndaj saj.

Mbetet të shihet se si do të jetë raporti mes Luizit, Kiares dhe Jorit pasi ajo mund të jetë aleate e tyre në lojë me sjelljen shumë të afërt me Luizin por sigurisht nuk përjashtohet edhe opsioni tjeter ku disa komentues thonë se do e bëj Kiaren xheloze.

Komento: