Luizi i përgjigjet publikisht Kiarës

14:10 | 02 Korrik 2023

‘Po tani ça dënimi marr?’/ Luizi i përgjigjet publikisht Kiarës.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u njohën në “Big Brother VIP”, aty ku nisën edhe një romancë dashurie. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, lidhja e tyre pati mjaft ulje e ngritje, por fundi ishte i lumtur.

Këngëtari i njohur zgjodhi që t’i propozonte moderatores kur ishin në BB VIP, e më pas ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë gjatë finales së madhe.

Pas përfundimit të eksperiencës së tyre në këtë reality show, që të dy kanë nisur punën me projektet e tyre, ku herë pas here kanë qëndruar edhe larg njëri-tjetrit.

Por pavarësisht kësaj ata duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, pasi herë pas here nuk mungojnë deklaratat e dashurisë në rrjetet sociale. E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme.

Luizi ka ndarë sot një foto të tij dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Ndalohen komentet”. Në këtë postim menjëherë ndjekësit e tij kanë lënë nga një koment, por vëmendjen e mori ai i Kiarës, e cila i shkruan:

“Po tani ça dënimi marr?”.

Komento: