
Luiz Ejlli, banori i Big Brother VIP Albania, është zgjedhur dje “kryeministër” në një sfidë javore të dhënë nga “Vëllai i madh”.
Ai është dashur të luajë rolin e kryeministrit të “Big Brother”, derisa banorët e tjerë kanë qenë në detyra të tjera, si ministra e presidentë.
Derisa ishin jashtë, pas sfidës, Luizi ka imituar edhe fjalimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në momentin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

“Me anë të kësaj deklarate, e shpall Big Brotherin shtet sovran dhe të pavarur. Kështu thoshte Hashim Thaçi kur e shpalli Kosovën të pavarur”, ka deklaruar Luizi.
Ai është shprehur i habitur se si në gjithë atë ngjarje të madhe, kamerat kanë fokusuar Hashim Thaçin vetëm nga profili.
VIDEO:
