Luizi kujt ia ka frikën për çmimin e BBVA?

20:26 | 14 Prill 2023

Kujt ja ka frikën Luizi për çmimin e BBVA?

Artisti nga Shkodra, Luiz Ejlli që me hyrjen e tij në Big Brother VIP Albania ai u kthye ndër personazhet që mori vëmendjen më të madhe.

Frikën që mund ta humbë çmimin e madh së fundmi ia ka shprehur partneres së tij, moderatores Kiara Tito.

Dyshja po qëndronin larg banorëve të tjerë në oborrin e shtëpisë, kur Luizi tha se ndjehet i rrezikuar nga Deamishel dhe Kristi, pasi dyshja bashkë me të janë pjesë e BBVA që nga fillimi.

“Ata dy i kam frikë që mund të ma marrin Big Brotherin, e kam seriozisht, tjetër nuk kam frikë sinqerisht, vetëm ata dy nuk ka pse të ketë tjetër, sepse janë të vjetër dhe kanë qëndruar shumë, janë ende në shtëpi”, u shpreh këngëtari.

Komento: