
Sonte do të mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova.
Në garë janë: Juliana Nura, Stresi, Mbresa, Vedati dhe Artani.
Në profilin e banorit të “Big Brother VIP Albania’, Luiz Ejlli është publikuar një foto në të cilën shprehet mbështetja për Stresin.

Disa ditë më parë, “Xing .al” publikoi një sondazh ku patët mundësinë të votonit për banorin që dëshironi të shpallet fitues dhe votat më të shumta kanë qenë për Stresin.
