Luizi me lot në sy shkon për të fjetur vetëm, Kiara bën postimin prekës nga jashtë

23:33 | 26 Mars 2023

Kiara Tito është banorja e cila u eliminua mbrëmë nga shtëpia Big Brother VIP Kosova.

Luizi nuk e përjetoi lehtë largimin e saj aspak mbrëmë, përcjell ORAinfo.

Madje, as dita e nata e sotme nuk ishte e hareshme si dikur për Luizin.

Sonte në shtrat Luizi është parë me lot në sy, teksa Kiara e ka kapur këtë moment nga jashtë, dhe përmes Instagramit ia ka shprehur dashurinë.

“Të dua”, ka shkruar Kiara në postimin e saj dedikuar të dashurit që është brënda BBVA-së./ORAinfo/

Komento: