Luizi nuk ka gabuar pse ka zgjedhur Kiarën për nuse

20:41 | 02 Maj 2023

Këto foto tregojnë pse Luizi ka zgjedhur për nuse Kiarën.

Disa foto të postuara të Kaira Titos në Instagram kanë bërë që mijëra komente të jepen poshtë fotografive

Kiara Tito edhe pse jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania vazhdon të jetë njëra prej vajzave më të përfolura në shtëpi.

Gjatë këtyre ditëve, ajo ka tërhequr vëmendjen nga vajzat që janë në shtëpi, Efi dhe Dea Mishel derisa Luizi, që i propozoi asaj fejesë, vazhdon të votohet masivisht nga shqiptarët dhe duket se tashmë ai nuk ka konkurrencë që ta fitojë këtë Big Brother.

Kurse, lajmet sa vinë e shtohen se gjatë finales Luizi do të martohet me Kiarën dhe fotot e fundi të së fejuarës së tij tregojnë së pse ai ka zgjedhur pikërisht atë që të jetë nusja e tij.

E veshur me veshje serioze të kaltër, Kiara poshtë xhaketës ka të veshur vetëm jelek, derisa tregon asetet e saj të mira.

Ndryshe, Luizi i propozoi fejesë Kiarës para 10 ditëve dhe ky ishte njëri prej momenteve pikante të këtij edicioni VIP të Big Brother në Shqipëri, pas disa të tjerëve ku në qendër prapë ishin ky çift.

Komento: