Luizi tha se nuk e njeh mirë, reagon Meridian Ramcaj

09:57 | 17 Maj 2023

Ditën e djeshme, Luizi ka sqaruar një herë e mirë raportin me miqtë e tij.

Ai zbuloi se me Jonin dhe Marion nuk flet prej dy vitesh.

I ftuar në “Shqipëri Live’, u shpreh se mes tyre nuk kishte ndodhur diçka konkrete, por që nuk kishin kontakte, shkruan lajmi.

E për Meridianin, një nga mbështetësit më të mëdhenj të artistit për sa kohë që ishte pjesë e shtëpisë më të njohur në Shqipëri, se nuk e kishte mik dhe e njihte aq sa njihte drejtuesin e emisionit ku ishte.

Ndërkohë, kanë mjaftuar pak orë dhe shumë reagime në rrjet nisur nga deklarata e Luizit, që edhe vetë Meridiani të shprehej në lidhje me marrëdhënien e tyre.

“Nëse dikush është i keq me ju, fillimisht provoni dashurinë. Nëse kjo nuk funksionon, dhembshurinë. Nëse edhe kjo nuk funksionon, distancën.”, ka shkruar ai.

Komento: