Luizi zotohet ndaj Efit

22:29 | 14 Prill 2023

‘Më bëri shok kur pa interesin’. Luizi zotohet ndaj Efit.

Në një bisedë jashtë shtëpisë, Luizi ka folur me Dean në lidhje me Efin. Ai tha se të gjitha veprimet e saj janë si rezultat se ajo ka pasur interes, kur ka parë fuqinë që kishte vetë Luizi në lojë. Këngëtari tha se nuk i beson shoqërisë së saj dhe se do e sulmojë kur ajo nuk e pret.

Në lidhje me këtë çështje, ai tha se i tregoi dhe Kiarës. Dea ndërkohë i tha se Efin e kishte parëtë lënduar kur Luizi nuk i kishte folur. Ajo e pyeti se nëse ndikuan mesazhet e Big Love, në mendimin e tij për Efin. Luizi i tha Deas se ish-banorët që u bënë pjesë e shtëpisë, nuk mund të dalin kur tu dojë qejfi atyre.

Ai tha se ata do dalin me nominim si të gjithë të tjerët, ndërsa edhe njëherë solli në vëmendje faktin që ai ka dëshirë të nxjerrë Efin nga shtëpia, pasi dëshiron të marrë Kiarën në finale.

Sipas tij, ai di ta luajë shumë mirë lojën dhe se di që ta nxjerrë Efin edhe me zarf të zi, por se nuk do të luajë në këtë mënyrë.

Luizi u shpreh se do e nxjerri atë me nominim, që të mos dalë nga shtëpia si e “viktimizuar”, por të dalë si të gjithë të tjerët.

Sipas tij, ajo po e përdor si strategji që t’i kthehet e gjithë shtëpia kundër dhe opinionistët po ashtu.

Deamishel tha se ajo nuk ka besuar asnjëherë te shoqëria e tyre, madje ka thënë se Efi është naive që beson në diçka të tillë.

Komento: