Luka Modric merr vendimin për të ardhmen e tij

18:02 | 02 Prill 2020

Luka Modric duket se ka vendosur t’i ndajë rrugët me Real Madridin.

Mesfushori kroat do ta respektojë kontratën e tij, e cila skadon më 30 qershor të vitit 2021, përcjell lajmi.

Modric tani është 34 vjeç dhe ka pasur shumë spekulime se koha ishte e duhur që lojtari të largohet dhe të hapte rrugën për norvegjezin Martin Odegaard i cili ka qenë një nga lojtarët më të dalluar të sezonit 2019/20 me Real Sociedad.

Vetë Modric e bëri të njohur për stafin stërvitës të Madridit se nëse ai mendonte se nuk ishte i aftë të performonte në nivelin më të lartë, ai do të hiqte dorë dhe të krijonte rrugën për lojtarë që tregonin përformanca të mira.

Komento: