Lukaku sot mund të bëhet i Romës

12:36 | 26 Gusht 2023

Ditë vendimtare për të ardhmen e Lukakut, sot mund të bëhet i Romës.

Romelu Lukaku vazhdon të jetë ëndrra e madhe e Romës për repartin ofensivë.

Sulmuesi belg nuk është pjesë e projektit teknik të Chelseat dhe tani londinezët janë të hapur edhe për një huazim të rëndë.

Roma po duket serioze për të nënshkruar me belgun dhe tanimë pronari Ryan Friedkin dhe drejtori sportiv Thiago Pinto kanë udhëtuar drejt Londrës.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se mbrëmë dy drejtuesit e Romës kanë pasur takim me homologët e tyre të Chelseat në ‘Stamford Bridges’.

Palët do të kenë një tjetër takim ditën e sotme ku do të mësohet përfundimisht e ardhmja e sulmuesit belg.

Nga ana tjetër Lukaku ka folur me Mourinhon dhe i ka premtuar trajnerit portugez se pasi e ka ndjekur te Chelsea dhe Manchester United një gjë të tillë do ta bëj edhe te Roma.

30-vjeçari ndodhet për momentin në Belgjikë dhe po pret një telefonatë që dy klubet të gjejnë gjuhë të përbashkët në mënyrë që të marrë aeroplanin dhe të udhëtojë drejt Londrës.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Lukaku mund të udhëtoj sot drejt Londrës ditën dhe në mbrëmje ai të shkoj në Romë së bashku me pronarin Ryan Friedkins.

Komento: