Lukaku tregon çka i tha Ronaldo para kalimit në Serie A

19:23 | 23 Dhjetor 2019

Romelu Lukaku tregon se para kalimit në Inter, Ronaldo i dha një porosi.

Belgu ka dhënë një intervistë për ‘Neë York Times’, ku ka dhënë opinionin e tij mbi lojën në Serie A, duke e krahasuar me Premierligën.

Lukaku ka zbuluar se Ronaldo e kishte njoftuar atë për nivelin e lartë në Serie A, duke i thënë se është kampionati mëi vështirë, me mbrojtjen më të fortë.

“Ai (Ronaldo) më tregoi se kjo është liga më e vështirë në botë, me mbrojtjen më të vështirë” ka thënë Lukaku, transmeton lajmi.

“Ai ka thënë se ka shënuar gola në secilin vend, por ky ishte vendi më i vështirë për të bërë një gjë të tillë, dhe nëse Cristiano Ronaldo mendon se është e vështirë, atëherë vërtetë duhet të jetë e vështirë” ka shtuar belgu.

Lukaku ka shënuar 14 gola në 22 ndeshje për Inter në pjesën e parë të sezonit, 12 prej të cilave erdhën në Serie A.

Komento: