Lulzim Bashën për pak e shtyp vetura

23:53 | 21 Mars 2022

Ditë e mbrapsht, pas dorëheqjes Lulzim Bashën për pak e shtyp makina.

Pas deklarimit se jepte dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u largua nga selia në këmbë pa pranuar të japë komente ndaj gazetarëve.

Ai u drejtua së bashku me një grup mbështetësish drejt një restoranti në Rrugën e Elbasanit në këmbë, por aty ndodhi një incident që për pak i kushtoi jetën.

Si duket i hutuar nga dorëheqja, Basha nuk e kishte mendjen dhe tentoi të kalonte rrugën me semafor të kuq, duke rrezikuar të shtypej nga makinat që po kalonin.

Ishin boritë e makinave që e përmendën Bashën nga një incident që mund t’i linte pasoja.

Komento: