Lumir Abdixhiku poston foto me gruan, tregon se është shëruar nga Koronavirusi

12:43 | 20 Korrik 2020

Ishin prekur me COVID-19, Lumir Abdixhiku poston foto me gruan, tregon se janë shëruar.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe bashkëshortja e tij, e kanë mposhtur koronavirusin, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka bërë me dije se janë njoftuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, se janë në mesin e të shëruarve të sotëm.

“E kaluam edhe këtë. Sapo u njoftuam nga IKSHPK se jemi në mesin e të shëruarve të sotëm në Kosovë. Kështu, ngadalë e më në fund, po i kthehemi normalitetit. Faleminderit secilit për kujdesin e treguar në gjithë këtë kohë. Na e bëtë përballjen shumë më të lehtë”, ka shkruar ai.

Komento: