Lushtaku thotë se Askush nuk e meriton të përmendet më shumë se Thaçi në Ditën e Presidentit

19:00 | 24 Maj 2022

Sot është dita e Presidentit.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se askush se meriton më shumë të përmendet në Ditën e Presidentit, sesa ish-presidenti Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij, Thaçi ishte person i të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova

“Urime Presidenti jonë historik Hashim Thaçi! Në ditën e Presidentit, askush më shumë nuk meriton të përmendet, sesa Presidenti i të gjitha proceseve, Hashim Thaçi. Sepse liria, pavarësia dhe shtetndërtimi janë etapat reale që e bëjnë një lider të suksesshëm, i cili nderohet nga miqtë e nga populli!”, ka shkruar Lushtaku.

Komento: