Luta festoi ditëlindjen, publikohen pamje nga festa madheshtore që i bën vajzat dhe gruaja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Luta festoi ditëlindjen, publikohen pamje nga festa madheshtore që i bën vajzat dhe gruaja

14:40 | 09 Nëntor 2019

Pamje nga festa e ditëlindjes së Lutfi Hazirit

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dje festoi ditëlindjen e 50-të.

Ai këtë ditëlindje jubilare e festoi me gruan e tij dhe mes miqsh kryesisht nga LDK-ja. E ftuar në këtë eveniment është edhe bashkë-partiakja e tij Vjosa Osmani, shkruan rtv21.tv

Pamje nga festa e ditëlindjes, ka publikuar bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Myrvete Bajrami Haziri, e cila gjithashtu ka shprehur urimet më të mira për Lutfiun, me ç‘rast ka falënderuar atë për mbështetjen dhe kujdesin.

“Luta, 50! Të falenderojmë per gjithçka që ke bërë dhe vazhdon të bësh për ne; për dashurinë, për mbështetjen… faleminderit që na bën të kalojmë çdo dite të lumtur. FALEMINDERIT QË EKZISTON. Te duam“, ka shkruar Mikja në Facebook

Lutfi Haziri dhe Mirvete Bajrami së bashku kanë katër fëmijë, tri vajza e një djalë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!