Lutfi Haziri nuk mund të përmbahet, shpërthen me lot në sy pas rikandidimit për kryetar të Gjilanit

12:58 | 17 Korrik 2021

Lutfi Haziri me lot në sy pas rikandidimit për kryetar të Gjilanit.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zyrtarizuar Lutfi Hazirin si kandidat për kryetar të Gjilanit.

Në mbledhjen e degës së LDK-së, Haziri ishte i propozuari i vetëm për këtë komunë.

Ai është parë i emocionuar, me lot në sy, pas lajmit se u rikandidua për kryetar të Gjilanit.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, lavdëroi punën e Hazirit në udhëheqjen e deritanishme në këtë komunë, duke thënë se me të suksesi i LDK-së është në anën e tyre.

“Suksesi ka qenë në anën tonë sepse juve ju ka udhëhequr një njeri si Lutfi Haziri. Ai është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë”, ka thënë Abdixhiku.

Komento: