Lutfi Haziri thotë se goditja e re nga Specialja do të vijë së shpejti – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lutfi Haziri thotë se goditja e re nga Specialja do të vijë së shpejti

00:00 | 26 Nëntor 2020

Lutfi Haziri ka thënë së goditja nga Gjykata Speciale do të vijë së shpejti.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se një goditje e re nga Gjykata Speciale do të vijë së shpejti.

Haziri tha se Gjykata Speciale do të ngrisë aktakuza të tjera, ndërsa thotë se goditja e parë ka prekur krerët e shtetit të Kosovës.

“Goditja e re ka me ardhë shpejt. Kanë me u ngrit aktakuza kanë me u marrë njerëz në paraburgim dhe do të përballen me drejtësinë. Kjo është rruga që po kalon Kosova”, tha Haziri.

“PDK edhe VV edhe partitë e tjera të cilët mund të preken nga Gjykata Speciale duhet të tregohen si burrështetas, siç të tjerët që dhanë dorëheqje”, shtoi Haziri.

Komento: