LVV-ja dhe LDK-ja përballen për taksën

14:55 | 27 Shkurt 2020

Sot në Qeveri përballen LVV-ja dhe LDK-ja për taksën ndaj Serbisë.

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje sot në orën 16:00, njofton Zyra e kryeministrit.

Mësohet se në takimin e sotëm pritet të përballen dy partnerët qeveritarë, të cilët po mbajnë qëndrime të ndryshme në lidhje me heqjen e tarifës dhe vendosjen e reciprocitetit.

Kryeministri Kurti dëshiron të vendosë masat e reciprocitetit, e më pas ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe, gjë që po kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarët më të lartë të LDK-së, përfshirë Isa Mustafën e Lutfi Haziri kanë deklaruar se në lidhje me këtë çështje duhet të veprohet në bashkërenditje dhe sipas kërkesave të SHBA-së.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti vazhdimisht ka shkruar së fundmi që nuk duhet të rrezikohet partneriteti me SHBA-në dhe se duhet të hiqen pengesat e “vetëshkaktuara” për ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

Komento: