Lyon konfirmon transferimin e Xherdan Shaqirit

23:32 | 22 Gusht 2021

Lyon ka konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje në parim me Liverpoolin për të nënshkruar me anësorin e Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

Më herët të Dielën u raportua se të dy klubet kishin rënë dakord për 9.5 milion £ për Reds të ndaheshin me Shaqiri, i cili u bashkua me ta nga Stoke në vitin 2018,përcjell ORAindo.

Deklarata e tyre thotë: “Olympique Lyonnais është i lumtur që më në fund arriti një marrëveshje parimore me Liverpoolin në kontekstin e rekrutimit të mesfushorit ndërkombëtar zviceran Xherdan Shaqiri, i cili u dallua kundër Francës në raundin e 16 -të të Euros”, thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komento: