Maçoku i saj e ‘gic’ Leonora Jakupin, këngëtarja publikon pamjet

23:18 | 01 Shkurt 2023

Këngëtarja Leonora Jakupi është shumë e dashur për publikun.

Ajo u bë pjesë e skenës në moshë shumë të re dhe gjithmonë ka qenë një ndër të preferuarat e publikut, shkruan ORAinfo.

Leonora vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale duke treguar për jetën e saj.

Këngëtarja ka kohë që është duke u kujdesur për një maçok.

Ajo shfaqet shpesh duke luajtur me të. E këtë veprim e ka bërë edhe në videon e fundit.

Mirëpo derisa ishte duke luajtur me të, maçok e ‘gic’ pak në gisht.

Duket se kjo lojë që po e bën Leonora nuk po i pëlqen edhe shumë maçokut të saj. /ORAinfo/

Komento: