Madrid po e transferon “bomberin” e madh

10:23 | 07 Janar 2020

Real Madrid, thuhet se po mendon të bëjë një transferim prej 68 milionësh për sulmuesin e frytshëm të RB Leipzig dhe të Gjermanisë, Timo Werner.

23-vjeçari ka shënuar 24 gola në 29 ndeshje për klubin dhe vendin këtë sezon dhe ai ka qenë i lidhur rregullisht me skuadrat e Premier League, Chelsea dhe Liverpool, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, El Desmarque raporton se shefi i Madridit, Zinedine Zidane është duke kërkuar një transferim veror për sulmuesin.

Ish sulmuesi i Stuttgartit kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje të re me klubin gjerman, por raporti tregon se lloji i ofertës që Madridi po planifikon do të ishte i mjaftueshëm për t’i inkurajuar ata të shesin atë./ORAinfo/

Komento: