Maldini i vendosur, do ta sjell këtë lojtar në janar të Milan

14:54 | 08 Shtator 2019

Rodrigo De Paul pritet të largohet në janar nga Udinese. Ai pritet t’i bashkohet gjigantit nga Serie A, Milanit.

Drejtuesit e Milan janë duke përgatitur terenin për transferimin e De Paul qysh në janar të Milan, përcjell ORAinfo.

Drejtori Teknik i Milanit, Paulo Maldini, raportohet se është një tifoz i madh i 25-vjeçarit dhe tashmë ka vendosur kontakte me agjentin e lojtarit Agustin Jimenez dhe e informoi atë për interesin e klubit për klientin e tij.

Raportohet se Udinese po kërkon tarifë në rajonin prej 25 milionë euro për lojtarin. Kjo shumë pritet të jetë problem për Milanin. /ORAinfo/

Komento: