Maldini në aksion, po synon transferimin e lojtarit që po shkëlqen në Euro2020 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Maldini në aksion, po synon transferimin e lojtarit që po shkëlqen në Euro2020

11:08 | 18 Qershor 2021

AC Milan është duke hulumtuar lojtarët e rinj për transferimin e tyre gjatë afatit verorë.

Një nga emrat që ka ngjall interesim të Milan është edhe Domenico Berardi i Sassuolo.

Italiani është duke shkëlqyer me kombëtaren e Italisë në Kampionatin Evropian, ku ne dy ndeshjet e para ka qenë startues.

Mediat raportojnë se Milani është në dialog me Sassuolo për të verifikuar realizueshmërinë e një operacioni të mundshëm që përfshin Berardi, i cili vazhdon të bëjë përshtypje me Italinë në Kampionatin Evropian pas një sezoni në të cilin shënoi 17 gola në ligë dhe shtoi 8 asistime, përcjell ORAinfo.

Nga pikëpamja ekonomike gjithçka duket shumë komplekse sepse Neroverdi e vlerëson kartën e Berardit me jo më pak se 50 milionë euro, shifër e cila duket shumë e vështirë të imagjinohet që Milani të paguajë dhe që mund të rritet edhe nëse ai vazhdon të luajë mirë në Euro.

Milani tashmë ka shpenzuar mbi 40 milionë euro në merkaton e verës për të blerë Mike Maignan dhe për të nënshkruar Fikayo Tomori mbi një bazë të përhershme.

Mbetet të shihet nëse Milan do të paguaj këtë ‘mal me para’ për lojtarin që po shkëlqen me paraqitje në Euro2020. /ORAinfo/

Komento: