Maldini niset për Madrid, po i sjellë dy mega-përforcime

22:40 | 23 Gusht 2019

Milan nuk e ka ndërmend të ndalet.

Përfaqësues të klubit kuqezi janë nisur drejt Madridit me qëllim transferimin e dy lojtarëve në Milano.

Sipas mediave italiane, Milan po kërkon të mbyll transferimin Angel Correa nga Atletico si dhe Mariano Diaz nga Real Madrid.

Sa I takon Correas klubet po përpiqen të negociojnë në lidhje me shifrën e transferimit pasi Atletico kërkon 55 milion ndërsa kuqezinjtë nuk ofrojnë më shumë se 44 milion.

Nga ana tjetër Real Madrid është I gatshëm që të pranojë largimin e Diaz nga Madridi me formulë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Komento: