Maldini nw aksion, po synon transferimin e talentit nga Real Madrid

18:18 | 22 Gusht 2020

AC Milani po sheh edhe në shtëpinë Real Madrid për t’u forcuar për sezonin e ardhshëm.

Një lojtar që i pëlqen shumë Paolo Maldinit është Oscar Rodriguez.

Mesfushori sulmues i vitit 1999 është gati për një eksperiencë të re, pas huasë në Leganes.

Sportmediaset shpjegon se Milani ka nisur kontakte konkrete.

Real Madridi ka vendosur një çmim prej 20 milionë euro dhe do të donte të fuste në operacion edhe një klauzolë riblerjeje për të marrë mbrapsht në të ardhmen kartonin nëse lojtari përmirësohet.

Oscar Rodriguez mund të bëjë zëvendësuesin e Hakan Calhanoglu në 4-2-3-1 të Stefano Piolit.

Spanjolli, në rast nevoje, mund të veprojë edhe nga ana e jashtme e majtë e sulmit.

Në sezonin e fundit 32 prezenca me 7 gola e 2 asiste me bluzen e Leganes, rënë në Segunda Division për 2 pikë.

Është për t’u parë nëse Milani do të pranojë çmimin dhe klauzolen që Real Madrid dëshiron të fusë në marrëveshje.

Komento: