Maldini po e bën Milanin e madh, transferon yllin e Serie A – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Maldini po e bën Milanin e madh, transferon yllin e Serie A

17:22 | 18 Tetor 2021

Punë e kryer: Maldini transferon yllin e Veronas.

Paolo Maldini padyshim që shquhej si njëri nga mbrojtësit më të mirë në histori por edhe puna e tij si drejtor i Milanit ka mahnitur të gjithë.

Për ta bindur atë që të transferojë një emër të ri është shumë e vështirë por atë futbollist që ai e zgjedh padyshim që ka një të ardhme të ndritur përpara.

Siç bëjnë të ditur mediat pranë Rossonerëve, Maldini po bën gati transferimin e Ivan Ilic, anësorit të Veronas.

Verona e transferoi atë nga skuadra e Manchester City për një shifër prej 7.5 milionë eurosh mirëpo Guardiola ka mundësinë që ta rikthejë atë në skuadër.

Por nëse nuk ndodhë kjo atëherë Maldini do ta blejë atë për një shumë më të madhe pasi nuk kërkon të humbasë një mundësi të tillë.

Komento: