Maldini po e transferon në Milan mesfushorin e madh italian – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Maldini po e transferon në Milan mesfushorin e madh italian

17:31 | 27 Korrik 2020

Objektivi kryesor i Milanit për afatin e transferimeve të verës është mesfushori i talentuar italian, Sandro Tonali.

La Gazzetta dello Sport po raportojnë se menaxhmenti kuqezinjtë kanë punuar me muaj të tërë për të forcuar departamentin e mesfushës, përcjell ORAinfo.

Janë Paolo Maldini dhe Ricky Massara të cilët janë duke tentuar që ta bindin talentin nga Brescia për tu transferuar në ‘San Siro’.

Drejtuesit e Milan shpresojnë se transferimi i 20 vjeçarit od të ishte një investim i mençur për klubin.

Mrëpo Milanit i ka dal një perngesë, pasi rivalët e qytetit, Inter kanë rënë dakord me kushtet e lojtarit, por ata ende nuk duhet të bëjnë një marrëveshje me presidentin e Brescia, Massimo Cellino.

Kjo ka bërë që drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini të levizë shpejt, duke filluar bisedimet me lojtarin dhe klubin e tij.

Mbeet të shihet në ditët në vazhdim nëse ndikimi i Maldinit do ta bindë Tonalin që të transferohet gjatë verës në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: