Milani po bën lëvizje në treg dhe nuk do të ndalet me dy nënshkrimet që ata kanë bërë tashmë.
Lojtari i fundit që është lidhur me klubin është Mohamed Daramy, një anësor 19-vjeçar.
Gazeta daneze BT raportoi më herët këtë mbrëmje se Rossonerët janë duke udhëhequr garën për Daramy, i cili shënoi pesë gola në 28 paraqitje këtë sezon të kaluar, përcjell ORAinfo.
Kopenhaga, i cili është pronar i lojtarit, po kërkon 10 milionë euro për të pranuar shitjen e lojtarit dhe Paolo Maldini po punon për marrëveshjen.
Deri me tani Rossonerët kanë ofruar rreth 6 milionë euro për lojtarin.
Anësori kapi interesin e skautëve të Milanit gjatë Euro U21, në të cilën Danimarka kaloi në çerekfinale. /ORAinfo/