Maliqi thotë sgjedhjet do të duhej ta këndellnin shoqërinë dhe pushtetin e çorientuar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Maliqi thotë sgjedhjet do të duhej ta këndellnin shoqërinë dhe pushtetin e çorientuar

09:06 | 14 Gusht 2019

Kosova pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se dorëheqja e kryeministrit dhe zgjedhjet e parakohshme çojnë drejt një kthese shpresëdhënëse politike.

Ai ka theksuar se zgjedhjet do të duhej ta këndellnin shoqërinë dhe pushtetin e çorientuar.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka deklaruar se në këto zgjedhje duhet të dalim me vetëdijen se shtetësia e Kosovës nuk është ende punë plotësisht e kryer.

Sipas tij, pa njohjen universale, anëtarësimin në OKB, nuk mund të kemi zhvillim normal dhe më të përshpejtuar.

Maliqi ka thënë se në këto zgjedhje do të ishte më mirë nëse partitë garojnë veç e veç, megjithatë ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e koalicioneve.

Mirëpo ai ka thënë se posti i kryeministrit do të krijojë probleme për arritjen e këtyre koalicioneve.

Komento: