Malishevë: Shtohet edhe një rast i prekur me koronavirus

18:36 | 29 Maj 2020

Në Malishevë është shtuar edhe një rast i infektuar me Covid-19.

Sot edhe një person nga Komuna e Malishevës, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), ku është konfirmuar rasti dhe me këtë, rritet numri në dy persona aktiv me COVID-19 në Komunën e Malishevës.

“I prekuri, ditë më parë ishte kthyer nga Mali i Zi dhe kishte qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku ishte liruar pas testit ku kishte rezultuar negativ, por i njëjti e ka bërë testin, pas një vizite mjekësore dhe ka rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje theksohet se situata me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

77 të prekur me COVID-19

74 të shëruar

1 rast ka rezultuar me fatalitet

dhe 2 raste janë aktive me COVID-19.

Komento: