Man City me ofertë të çmendur për Messin

19:42 | 27 Gusht 2020

Manchester City shihet si skuadra favorite për ta transferuar Lionel Messin.

Shumë faktorë bëjnë “qytetarët” klubin favorit për të rrëmbyer 6 herë fituesin e Topit të Artë, duke përfshirë buxhetin e madh, trajnerin Pep Guardiola si dhe sulmuesin Kun Aguero që është një mik i ngushtë i Messit.

Ka qenë gazetari i specializuar për transferime, Tancredi Palmeri që ka zbuluar se Manchester City po përgatit një ofertë bombastike në drejtim të Barcelonës.

Citizens janë gati të ofrojnë 200 milionë euro para kesh si dhe 3 futbollistë për ta bindur Barcelonën të heqë dorë nga kapiteni i tyre.

Qendërmbrojtësi Eric Garcia, mbrojtësi i majtë Angelino si dhe sulmuesi brazilian Gabriel Jesus janë lojtarët që pritet të përfshihen në ofertë nga City.

Duke parë vlerën e futbollistëve, atëherë transferimi i Messit te Cityt pritet në total të kushtojë rreth 300 milionë euro.

Komento: