Man City merr vendim final për të ardhmen e Silvas

18:37 | 22 Gusht 2023

City largohet nga gara për Paquetan, Silva së shpejti nënshkruan kontratën e re

Manchester City ka vendosur që të largohet nga gara për Lucas Paquetan nga java e kaluar.

City nuk do ta ndryshojë qëndrimin dhe nuk do të ofrojë më para për brazilianin.

Ndërkohë, Bernardo Silva së shpejti do të nënshkruajë kontratë të re deri në qershor të vitit 2026.

Silva në ndeshjet e fundit nuk është paraqitur për Cityn, për shkak të gripit.

Ndryshe, Qytetarët e kanë nisur mirë sezonin në Premier League, duke fituar dy ndeshjet e para.

Komento: