Man City po e blindon yllin e madh

20:48 | 12 Korrik 2020

City synon t’i ofrojë kontratë të re Agueros.

Manchester City synon që t’i ofrojë kontratë të re sulmuesit argjentinas, Sergio Aguero, raportojnë mediat britanike.

Aguero ka qenë një ndër lojtarët kryesor të skuadrës në sukseset e shumta përgjatë viteve të fundit, dhe klubi dëshiron t’i ofrojë kontratë të re që e mban atë në Etihad deri në vendin 2022, transmeton KOHA.

Aguero, rekordmeni i golave te City, pritej që të kthehej te klubi i tij i fëmijërisë, Independiente, në Argjentinë kur kontrata aktuale e tij të përfundojë në fund të sezonit të ardhshëm.

Komento: