Man City vihet pas tre lojtarëve të Inter

16:50 | 03 Prill 2020

Përkundër dënimit nga UEFA, Manchester City duket se do të bëjë lëvizje të mëdha në merkaton e ardhshme.

Skuadra kampione e Premierligës pritet të jetë nga më aktivet në merkaton e verës. ‘Citizens’ janë duke monitoruar tregun e Serie A.

Sipas raportimeve të medieve italiane Pep Guardiola pritet të kërkojë tre lojtarë të skuadrës së Inter, transmeton lajmi.

Lojtari që preferohet për fazën e sulmit të Man City është Lautaro Martinez, që gjithashtu pëlqehet edhe nga disa skuadra të tjera evropiane.

Përveç Lautaro, ‘Tuttosport’ shkruan edhe për dy lojtarë që janë në listën e dëshirave të City.

Në ‘Etihad Stadium’ kërkohen edhe Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar.

Guardiola duket se është i interesuar për transformimin e mbrojtjes së skuadrës.

Komento: