Man United refuzon ta huazojë Harry Maguire, kjo është arsyeja

09:35 | 29 Gusht 2023

Manchester United janë duke e refuzuar huazimin e Harry Maguire në West Ham për shkak se ata dëshirojnë ta shesin atë, për të ngritur fonde dhe për të bërë edhe dy transfere deri në fund të sezonit

West Ham është i lidhur me kalimin e mbrojtësit që konsiderohet tepricë në Manchester gjatë tërë verës, por United preferon që ta shesë Maguire së sa ta huazojë atë, në menyrë që të këtë fonde për të bërë një mbrojtës të majtë dhe një mesfushorë të ri, shkruan Daily Mail.

United janë të interesuar për ta transferuar mbrojtësin e krahut të Chelsea, Marc Cucurella pas lajmeve që Luke Shaw mund të mungojë dy muajt e ardhshëm për shkak të një lëndimi në muskul.

Erik ten Hag po ashtu dëshiron ta forcojë mesfushën e tij, me United që është në bisedime me Fiorentinan për Sofyan Ambrabat. Ryan Gravenberch i Bayern Munchenit është një opsion tjetër.

Duket qartë që Maguire ka nevojë për një fillim të ri pasi që Ten Hag ia hoqi atij shiritin e kapitenit të klubit.

West Ham tashmë është i lodhur nga negociatat dhe vonesat e Maguire, gjë që bën se më shumë gjasë mbrojtësi anglez do të mbetet në Old Trafford – së paku deri në janar.

Komento: