
Carlos Baleba do t’i bashkohet më në fund Manchester Unitedit.
Pas shumë përpjekjesh, kamerunasi do të marrë më në fund rrugën drejt “Old Traffordit”, për t’u bërë përforcimi i radhës i Michael Carrickut.

“Djajtë e Kuq”, paguan rreth 65 milionë funte për shërbimet e Balebas, ku tani mungon vetëm zyrtarizimi.
Baleba, ishte një nga yjet e Brightonit ku bëri plot 92 paraqitje për skuadrën angleze.