Man Utd bën gati 100 milionë euro për yllin e Barcelonës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Man Utd bën gati 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

17:36 | 25 Mars 2020

Manchester United po synon të bëjë lëvizje të mëdha në verë.

Manchester United po përgatiten për një sulm ambicioz për yllin e Barcelonës, Antoine Griezmann, me gjigantët spanjoll të përgatitur për ta shitur atë.

Ylli francez ka mbërritur në ‘Camp Nou’ verën e kaluar pas transferimit nga Atletico Madrid për 140 milionë euro.

‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm të transferojnë atë në ‘Old Trafford’, duke ia ofruar numrin e famshëm 7, që mbahet nga Alexis Sanchez.

Transferimi i Griezmann do t’i kushtonte Manchester Unitedit hiq më pak se 100 milionë euro.

Në anën tjetër, Sport.es gjatë ditës ka raportuar se Griezmann është në mesin e tetë lojtarëve që Barcelona synon t’i shesë gjatë verës.

Komento: