
Manchester United dhe Inter kanë nisur derbin për yllin e Barcelonës.
Manchester United është skuadra që është futur në garë për shërbimet e Arturo Vidal.
Vidal tash e sa kohë është lidhur me një kalim të mundshëm tek Inter, dhe zërat veçse janë shtuar me hapjen e merkatos.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se tashmë në garë për shërbimet e kilianit është futur edhe Manchester United, transmeton lajmi.
Trajneri i Barcelonës ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta largojë lojtarin nga ‘Camp Nou’, por kjo nuk ka penguar skuadrat e Inter dhe United që të interesohen për lojtarin.
Vidal ka pasur paraqitje mjaft të mira me Barcelonën këtë edicion, madje në ndeshjen e fundit ka gjetur edhe golin.