Man Utd dhe Man City nisin ‘luftën’ për yllin e madh

20:05 | 12 Mars 2020

Manchester United dhe Manchester City po shprehin interesim të madh për yllin e Tottenham.

Sulmuesi anglez i Tottenhamit ka nisur të bëhet objektiv i klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë këtu edhe i kampionit aktual anglez

Harry Kane është njëri prej futbollistëve më të përfolur në javët e fundit, shkruan Express.

Derisa po afron afati kalimtar i verës, kanë nisur të rriten spekulimet për një largim të mundshëm të sulmuesit anglez nga Tottenhami.

E klubi i fundit që ia ka vënë syrin përfaqësuesit anglez është Manchester City.

Sipas mediumit “90min”, kampioni aktual anglez është i gatshëm t’i paguajë 170 milionë euro, aq sa i kërkojnë Spurs për të.

Ndërkohë, interesim serioz për Kanen ka shfaqur edhe klubi tjetër nga qyteti i Manchesterit, United.

Gjithashtu, atë e do edhe Juventusi në Itali.

Kane ka vendosur të largohet nga nënkampioni aktual evropian pasi po e kërkon një klub ku do të mund të fitonte trofe të rëndësishëm.

Komento: