Man Utd dhe Milan nisin ‘luftën’ për talentin e Barcelonës

22:43 | 23 Dhjetor 2019

Manchester United po shpreh interesim të madh për qendërmbrojtësin e ri të Barcelonës, Jean-Clair Todibo, sipas Sportit.

19-vjeçari po vlerësohet shumë në komunitetin e futbollit dhe për të ka shprehur interesim të madh edhe gjiganti italian Milan, përcjell ORAinfo.

Besohet se Todibo është i etur për ta lënë Barcelonën në dritaren e transferimit të mesit të sezonit, në mënyrë që të transferohet në një klub ku do të luajë në skuadrën e parë.

Sipas raportit të fundit, United ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e Barcelonës për të transferuar futbollistin e kombëtares franceze U21 pasi ata dëshirojnë të forcojnë mbrojtjen dhe opsionet janë të kufizuara sidomos pas largimit të Chris Smalling i cili është pritet të bëjë një lëvizje të përhershme tek Roma në të ardhmen e afërt.

Todibo i është bashkuar Barcelonës në merkaton e verës nga klubi francez Toulouse për një tarifë transferimi prej vetëm 1 milion €./ORAinfo/

Komento: