Man Utd e do me çdo kusht mesfushorin e Atletico Madrid

23:40 | 16 Janar 2020

Manchester United po shpredin interesim në mesfushorin e Atletico Madrid, Marcos Llorente dhe do të dëshironin të arrinin marrëveshjekëtë muaj sipas raportimeve të medieve angleze.

United po kërkojnë mesfushorë të rinj për të nënshkruar këtë muaj për shkak të probleme që kanë ardhur në klub sidomos pas gjendjes jo të mirë fizike të Paul Pogbas, transmeton ORAinfo.

Klubi ka qenë duke e përcjellë Llorenten që një kohë të gjatë dhe po shpreson ta sjellë në ‘Old Trafford’ atë këtë muaj.

24-vjeçari Llorente, i cili ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2024, ka bërë vetëm 15 paraqitje në të gjitha garat për gjithsej 368 minuta deri në këtë sezon./ORAinfo/

Komento: