Man Utd e do me çdo kusht sulmuesin e Everton

23:53 | 30 Dhjetor 2019

Manchester United po kërkon ta përforcojë edhe më shumë fazën e sulmit.

‘Djajtë e kuq’ tashmë edhe zyrtarisht kanë humbur garën për shërbimet e Erling Haaland, i cili zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së Borussia Dortmund, në Bundesliga.

Untied tashmë kanë kthyer sytë kah objektivë të tjerë, ku ndër emra të tjerë po përmendet edhe ai i yllit të Everton, Dominic Calvert-Lewin.

‘The Sun’ shkruan se sulmuesi i Everton tashmë është në krye të listës së dëshirave të United, për merkaton e janarit, transmeton lajmi.

Calvert-Lewin po shihet si një transferim alternativë për Erling Haaland.

Manchester United do ta ketë të vështirë ta bind Evertonin për këtë lëvizje, pasi lojtari po regjistron formë të lartë që nga ardhja e Carlo Ancelotti në krye të stolit.

Kujtojmë se United po planifikon të ofrojë rreth 50 milionë funte për shërbimet e lojtarit.

Komento: