Man Utd hyn në garë për talentin 19-vjeçar

15:07 | 12 Maj 2020

Manchester United po kërkon të sjellë talentë të ri në skuadër

Manchester Unitedi është duke bërë përpjekje për ta transferuar mesfushorin e Velez Sarsfieldit, Thiago Almada, shkruan “Tuttomercatoëeb”.

Unitedi ka kontaktuar 19-vjeçarin, i cili është në listën e dëshirave edhe të Arsenalit.

Almada në kontratën e tij me Velezin ka klauzolë për lirim në vlerë 25 milionë euro. Por, krerët e Unitedit shpresojnë që ta transferojnë atë për shifër më të vogël.

Komento: