Man Utd merr vendimin, por largon këta tre lojtarë

15:32 | 03 Janar 2020

Manchester United ka menduar të largojë tre futbollistë nga skuadra.

Kur Manchester United fitoi titullin e 20-të të Premierligës në vitin 2013, pak kush ka menduar se ai sukses do të ishte i fundit për ta.

Pas largimit të Alex Ferguson bëri që ky klub të jetë vetëm hije e atij që jemi mësuar ta shohim. Ndërrimi i shumë trajnerëve, politika e gabuar në tregun e transferimeve, ka bërë që Manchester United të shndërrohet në një skuadër mesatare në Premierligë.

Ndryshimet te kjo skuadër nuk do të kenë të ndalur, derisa skuadra vazhdon të mos luftojë për tituj.

Mediet në Angli raportojnë se Ole Gunnar Solskjaer ka vendosur të largojë tre lojtarë, nëse jo në janar, ata do të duhen të gjejnë skuadra të reja gjatë afatit kalimtar të verës.

Nemanja Matic, Marcus Rojo dhe Ashley Young, janë lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Solskjaer.

Komento: