Man Utd nis negociatat me yllin e Atletico Madrid

19:32 | 20 Mars 2020

Manchester United po planifikon lëvizje të mëdha për merkaton e ardhshme.

‘Djajtë e kuq’ pritet të jenë një nga skuadrat më aktive në dritaren e transferimeve të verës, me shumë emra të mëdhenj të futbollit evropian që tashmë lidhen me United.

Sipas ‘ESPN’, United kanë nisur negociatat me Thomas Lemar të Atletico Madrid, transmeton lajmi.

Reprezentuesi francez ka hasur në vështirësi që të lë gjurmët e tij në futbollin spanjoll dhe po kërkon një aventurë të re.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet që United do të bëjnë, për të siguruar kartonin e francezit.

Komento: