Man Utd po rikthen në skuadër yllin e madh

19:51 | 26 Dhjetor 2019

Manchester United po planifikon të bëjë disa transferime në afatin kalimtar të janarit.

Faza ofensive e Man United nuk ka qenë në nivelin më të mirë në këtë sezon në Premierligë, prandaj skuadra do të synojë të përforcojë këtë repart.

Sipas ‘Daily Star’, United do të lëvizin për shërbimet e anësorit të Crystal Palace, Ëilfried Zaha, transmeton lajmi.

Përkundër faktit se lojtari dështonte në aventurën e tij në ‘Old Trafford’ në 2013, skuadra beson se tashmë ai është më i pjekur dhe mund të bëjë më mirë.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë është edhe në listën e dëshirave të Chelsea, prandaj nënshkrimi i tij do të jetë vështirë i arritshëm për United.

Zaha ka kërkuar të largohet nga Crystal Palace gjatë verës së kaluar, dhe një gjë e tillë pritet të ndodh edhe në janar.

Komento: